Kombet e Bashkuara dhe BE-ja e kanë mirëpritur deklaratën e përbashkët Kinë-ShBA për forcimin e veprimit klimatik.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara publikuan të mërkurën Deklaratën e Përbashkët të Gllasgout për Forcimin e Veprimit Klimatik Kinë-SHBA në vitet ‘20 të shek. XXI, në Sesionin e 26-të të Konferencës së Palëve të Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Gllasgou të Skocisë.

Të dy vendet ranë dakord të krijojnë një grup pune për forcimin e veprimit klimatik në vitet ‘20 të shek. XXI, për të nxitur bashkëpunimin midis tyre dhe në proceset shumëpalëshe.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti deklaratën një "hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur".

Kreu i politikës klimatike të BE-së, Frans Timmermans, vuri në dukje se ishte " vërtet inkurajuese" të shihje Kinën dhe ShBA-në duke punuar së bashku.

"Kjo tregon gjithashtu se ShBA-ja dhe Kina e dinë se kjo temë kapërcen çështje të tjera. Dhe sigurisht që na ndihmon këtu në COP për të arritur një marrëveshje," tha ai. (Artan/Fani)