Në një draftmarrëveshje të Samitit të Klimës COP26, vendeve u kërkohet të forcojnë objektivat e tyre për reduktimin e karbonit deri në fund të vitit 2022. Dokumenti, i publikuar së fundi, cituar nga “BBC”, thotë se kombet e cenueshme duhet të marrin më shumë ndihmë për të përballuar ndikimet vdekjeprurëse të ngrohjes globale.

Sipas dokumentit, vendet duhet të paraqesin strategji afatgjata për arritjen e objektit të emetimeve zero neto deri në fund të vitit të ardhshëm.

Disa kritikë kanë thënë se projekt-pakti nuk shkon aq larg sa duhet, por të tjerë e mirëpritën fokusin e tij për objektivin e rritjes së temperaturës deri në 1.5 gradë celsius.

Dokumenti, i cili është publikuar nga presidenca britanike e COP26, do të duhet të negociohet dhe të miratohet nga vendet që marrin pjesë në bisedime.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mbajtja e rritjes së temperaturës në 1.5 gradë, përtej së cilës do të ndihen ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës, kërkon që emetimet globale të reduktohen me 45% deri në vitin 2030 dhe në zero në përgjithësi deri në mesin e shekullit.

Me botën jashtë rrugës për të përmbushur qëllimin, projekt-dokumenti u kërkon vendeve që të rishikojnë dhe forcojnë objektivat për uljen e emetimeve deri në vitin 2030 në planet e tyre kombëtare, për t'i përafruar ato me objektivin e Marrëveshjes së Parisit shumë më poshtë 2 gradë ose 1.5 gradë celsius deri në fund të vitit 2022. (Irma)