Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bjellorusinë se po kryen terrorizëm shtetëror, duke marrë parasysh rolin e këtij vendi në mosmarrëveshjet kufitare në përshkallëzim midis dy vendeve.

Mijëra emigrantë janë bllokuar në kufi, në mot të ftohtë, duke u përpjekur të hyjnë në Poloninë anëtare të BE-së.

Bashkimi Evropian ka akuzuar liderin e Bjellorusisë për provokimin e krizës. Por, Alexander Lukashenko mohon pretendimet që Bjellorusia po dërgon njerëz përtej kufirit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e BE-së, raporton “BBC”.

Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë shumnica të rinj, por ka edhe gra dhe fëmijë. Ata janë vendosur në kampe me tenda, të bllokuar mes rojeve polake në njërën anë dhe rojeve bjelloruse nga ana tjetër.

Situata është përshkallëzuar me përpjekje të përsëritura për të shembur gardhin me tela të ngritur në kufirin lindor të Polonisë. (Irma)