Distrikti Metropolitan Ujor i Kalifornisë Jugore, shitësi me shumicë i ujit në rajon, shpalli një emergjencë rajonale të thatësirës të martën pasi rajoni dhe pjesa më e madhe e Kalifornisë po përjetojnë një thatësirë ekstreme ose të jashtëzakonshme.

Temperaturat e ngrohta, tokat e thata dhe kushtet e thatësirës kanë reduktuar në mënyrë dramatike furnizimet nga dy burimet kryesore të ujit të importuar; lumi Kolorado dhe Projekti Shtetëror i Ujit në Deltën e lumit Sacramento-San Joaquin, i cili kap rrjedhjen e borës nga malet e Sierra Nevada, shkruan “Xinhua”.

Në tetor, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, nxori një shpallje dhe shtoi qarkun e Los Anxhelosit në urgjencën e thatësirës së shtetit së bashku me shtatë qarqe të tjera. Ai tha se viti 2021 është viti i dytë më i thatë në historinë e regjistruar të shtetit.

Departamenti i Burimeve Ujore të Kalifornisë ka thënë se furnizimi fillestar i tij me ujë muajin e ardhshëm do të jetë zero dhe nëse kushtet e thatësirës vazhdojnë, shteti mund të sigurojë vetëm ujë të mjaftueshëm siç konsiderohet e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e banorëve vendas, një hap drastik që nuk është marrë kurrë më parë. (Elona)