Katër luanë aziatikë në Safarin e Natës së Singaporit kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, raportoi “Straits Times”, duke cituar Shërbimin e Kafshëve dhe Veterinarisë (AVS).

AVS, pjesë e Bordit të Parqeve Kombëtare, bëri të ditur se katër luanët, si dhe një luan afrikan në kopshtin zoologjik të Singaporit, kishin shfaqur shenja të lehta sëmundjeje duke përfshirë kollën, teshtitjen dhe letargjinë të shtunën dhe të hënën respektivisht.

Luanët janë ekspozuar më parë ndaj stafit të infektuar të “Mandai Wildlife Group”.

Sipas gazetës, AVS ka nxjerrë një urdhër në bazë të Aktit të Kafshëve dhe Zogjve për të izoluar luanët.

“Mandai Wildlife Group” menaxhon shumicën e kopshteve zoologjike në vend, duke përfshirë Safarit e Natës dhe Kopshtin Zoologjik të Singaporit. (Elona)