Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka shtyrë uljen e planifikuar të astronautëve amerikanë në Hënë të paktën deri në vitin 2025.

“Kthimi në Hënë sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt është një prioritet për agjencinë”, -deklaroi administratori i NASA-s Bill Nelson, në një konferencë shtypi, citojnë mediat amerikane.

Ai vuri në dukje se ulja e parë e astronautëve nën programin “Artemis” të agjencisë nuk do të jetë më herët se viti 2025.

Afati kohor i “Artemis” fillimisht parashikoi që astronautët amerikanë të zbarkonin në Hënë për herë të parë në gati 50 vjet deri në vitin 2024.

Duke qenë se misioni tashmë e ka tejkaluar ndjeshëm buxhetin e tij, dyshohet nëse kjo kohë do të respektohej.

Mosmarrëveshjet ligjore janë një tjetër faktor prapa vonesës. (Elona)