Foto nga VCG

Pandemia e koronavirusit ka çuar në një rritje të konsiderueshme të mbetjeve plastike në mbarë botën.

“Sipas një vlerësimi, rreth 8.4 milionë tonë mbetje plastike u krijuan nga pandemia në 193 vende që nga gushti”, -shkruajnë studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave, citon “ATSH”.

Për krahasim, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), njerëzimi prodhon një total prej rreth 300 milionë tonë mbetje plastike në vit.

Ekipi i udhëhequr nga shkencëtarët Yiming Peng dhe Peipei Wu supozon se pjesa më e madhe e mbetjeve të koronavirusit, rreth 87.4 për qind, e kanë origjinën në spitale, veçanërisht në vendet aziatike.

“Maskat dhe pajisjet e tjera mbrojtëse personale përbënin 7.6 për qind”, -shtojnë ata, duke theksuar se mbetjet plastike dëmtojnë jetën detare dhe janë bërë shqetësimi kryesor global mjedisor.

Pandemia Covid-19 ka çuar në një rritje të kërkesës për plastika me përdorim të vetëm që intensifikon presionin mbi një problem global të mbetjeve plastike që tashmë janë jashtë kontrollit. (Elona)