Rreth 58% e amerikanëve të anketuar besojnë se presidenti Joe Biden nuk po i kushton vëmendje të mjaftueshme problemeve më të rëndësishme të vendit dhe shumica prej tyre, afro 52%, nuk e miratojnë menaxhimin e tij. Ndërsa, rreth 48% mendojnë se po bën një punë të mirë. Rezultatet dalin nga një sondazh i ri i kryer për “CNN” nga kompania “SSRS”.

Mbi një e treta e amerikanëve mendojnë se ekonomia është çështja më e ngutshme për t'u trajtuar (36%) dhe 72% e të anketuarve në këtë grup thonë se presidenti Biden nuk u ka dhënë përparësi çështjeve të duhura, përcjell “Ansa”.

Në të njëjtën kohë, vetëm 15% thonë se e miratojnë fuqimisht punën e Biden, krahasuar me 34% prillin e kaluar, një normë që nuk ka rënë kurrë nën 20% gjatë presidencave të Barack Obama-s apo Donald Trump.

Rreth 36% nuk e miratojnë fuqishëm menaxhimin e presidentit Biden, një nivel i pandryshuar nga sondazhi i prillit.

Sondazhi u krye nga 1-4 nëntor, domethënë përpara se Kongresi të miratonte planin e infrastrukturës mbi 1 trilion dollarë të propozuar nga presidenti. (Elona)