Sipas një njoftimi të gazetës amerikane "The Hill", të dhënat statistikore nga Universiteti “Johns Hopkins” tregojnë se, deri në paraditën e 4 nëntorit, numri i të vdekurve prej COVID-19 në ShBA i kaloi 750 mijë vetat, shifër kjo që sipas gazetës është një "gur kilometrik kthjellues".

Në artikull vihet në dukje se rastet e konfirmuara të COVID-19 janë mbi 46 milionë dhe para një muaji, numri i vdekjeve i kaloi 700 mijët. Kjo tregon seriozitetin e situatës epidemike në ShBA. Nga ana tjetër, megjithëse vaksinat janë të disponueshme gjerësisht, shifrat nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve tregojnë se vetëm më 1 nëntor u raportuan më shumë se 125 mijë raste të reja, kurse më 2 nëntor mbi 74 mijë.