Foto nga VCG

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres dënoi ashpër tentativën për vrasjen e kryeministrit irakian Mustafa al-Kadhimi, njofton “Xinhua”.

Nëpërmjet një deklarate që i atribuohet zëdhënësit të tij Stephane Dujarric, Guterres dënoi aktin e shëmtuar dhe u kërkoi qytetarëve të përmbahen dhe të refuzojnë dhunën dhe përpjekjet për të destabilizuar Irakun.

“Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të mbështesin rendin kushtetues dhe të zgjidhin dallimet përmes dialogut paqësor dhe gjithëpërfshirës”, -shtohet në deklaratë.

Al-Kadhimi i shpëtoi një tentative vrasjeje pasi një dron i ngarkuar me eksploziv goditi rezidencën e tij në Zonën e Gjelbër të fortifikuar rëndë të Bagdadit.

Sipas raportimeve, droni shpërthyes shkaktoi dëme në rezidencë dhe disa nga rojet e sigurisë së kryeministrit u plagosën nga sulmi.

Al-Kadhimi u betua në detyrë në maj të vitit të kaluar. (Fatosi)