Foto:Ansa

Foto:Ansa

Anija “Sea-Eye 4”, e cila mban pesë gra shtatzëna dhe më shumë se 200 fëmijë, u bëri thirrje autoriteteve italiane këtë javë që ta lënë atë të ankorohet, njoftojnë mediet italiane, citon “Deutsche Welle”.

Anija gjermane e shpëtimit të emigrantëve që mbante më shumë se 800 njerëz është miratuar për t'u ankoruar në portin sicilian të Trapanit, njoftoi organizata bamirëse që drejton anijen.

Autorizimi erdhi vetëm disa orë pasi një tjetër anije bamirësie "Mission Lifeline's Rise Above", një tjetër anije bamirësie, dërgoi ushqimin dhe batanijet e nevojshme urgjentisht në “Sea-Eye 4”.

Anija mban pesë gra shtatzëna si dhe mbi 200 të mitur, duke përfshirë shumë fëmijë nën moshën 10 vjeç, njoftoi “Sea-Eye 4” në një deklaratë.

Të shtunën, anija kishte lundruar në brigjet e Sicilisë ndërsa priti autorizimin për të zbarkuar.

Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për emigrantët që udhëtojnë nga Afrika e Veriut, veçanërisht nga Libia dhe Tunizia.

Pothuajse 55.000 emigrantë janë zbarkuar në Itali këtë vit, krahasuar me pak më pak se 30.000 vitin e kaluar, sipas shifrave nga Ministria e Brendshme italiane. (Fatosi)