Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Autoritetet e kryeqytetit vietnamez Hanoi përuruan projektin e linjës së metrosë Cat Linh-Ha Dong të ndërtuar nga Kina, duke e bërë atë linjën e parë të metrosë në vend që fillon funksionimin tregtar, njofton “Xinhua”.

Projekti iu dorëzua Hanoit nga investitori i tij, Ministria vietnameze e Transportit.

Të gjithë pasagjerët në linjën e metrosë mund të shijojnë udhëtime falas gjatë 15 ditëve të para të funksionimit komercial.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Linja e ngritur është më shumë se 13 km me 12 stacione. Çdo tren, me një shpejtësi të projektuar prej 80 km në orë, ka katër vagonë të aftë për të transportuar deri në 1000 pasagjerë.

Projekti i hekurudhave Cat Linh-Ha Dong filloi zyrtarisht ndërtimin në tetor 2011. Ekzekutimi i tij i provës përfundoi në dhjetor 2020, me më shumë se 70.000 km teste në mijëra udhëtime, duke i mundësuar sistemit të funksionojë komercialisht, sipas investitorëve të tij.

Biletat ditore për pasagjerët do të kushtojnë 30.000 dong vietnamezë (1.33 dollarë amerikanë), ndërsa ato mujore 200.000 dong vietnamezë (8.83 dollarë amerikanë). (Fatosi)