Foto: Visual People

Foto: Visual People

Një përpjekje globale kërkimore me vlerë dhjetëra miliarda dollarë është e nevojshme për të siguruar që bota të jetë më e përgatitur për pandeminë e ardhshme, e cila mund të jetë shumë më e keqe se Covid, tha Bill Gates, shkruan “The Guardian”.

Themeluesi i “Microsoft” tha se shifrat e tmerrshme të vdekjeve dhe dëmi ekonomik i shkaktuar nga koronavirusi duhet të nxisin financimin në projekte që synojnë përmirësimin e vaksinave, trajtimeve dhe testeve diagnostikuese që do të nevojiten për të frenuar në mënyrë më efektive pandeminë e ardhshme.

Vaksinat kundër Covid bllokojnë pjesërisht transmetimin e virusit, por janë më efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda. Paneli i ekspertëve të efektivitetit të vaksinave që ushqen komitetin qeveritar të Sage vlerëson se mbrojtja kundër infeksionit është 65% pas dy injeksioneve të “AstraZeneca” dhe 75% pas dy dozave të “Pfizer”, ku të dyja ofrojnë rreth 95% mbrojtje kundër shtrimit në spital. Megjithatë, imuniteti zbehet me kalimin e kohës. (Fatosi)