Eric Schmitt, padia për vaksinat(kcur.org)

Eric Schmitt, padia për vaksinat(kcur.org)

Njëmbëdhjetë shtete amerikane kanë nisur veprime ligjore për të sfiduar një kërkesë të re federale të vaksinimit për punonjësit në kompanitë me më shumë se 100 punonjës, një komponent kyç i planit të reagimit ndaj Covid të administratës amerikane.

"Ky vendim është jokushtetues, i paligjshëm dhe i pamatur", -thuhet në padinë e kryeprokurorit të Misurit, Eric Schmitt, paraqitur në Gjykatën e Apelit, ku argumentohet se autoriteti për të detyruar vaksinimet i takon shteteve, jo qeverisë federale, raporton “Associated Press”.

Rregulloret, të vendosura nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, kërkojnë që kompanitë me më shumë se 100 punëtorë të kërkojnë që i gjithë stafi të vaksinohet kundër Covid-19, ose të testohet çdo javë dhe të mbajë maska gjatë punës. Mosrespektimi i rregullave, që do të hyjnë në fuqi nga 4 janari, mund të çojë në gjoba deri në 14.000 dollarë për shkelje.

Misurit iu bashkuan në padi edhe prokurorët e përgjithshëm republikanë të Alaskës, Arizonës, Arkansasit, Montanas, Nebraskës, Nju Hampshire, Dakotës së Veriut, Dakotës së Jugut dhe Uajomingut. (Irma)