Pavijoni i Hnoeywellit në CIIE(Foto:Wenhuipo.com)

Pavijoni i Hnoeywellit në CIIE(Foto:Wenhuipo.com)

Rreth 200 kompani amerikane marrin pjesë në edicionin e katërt të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), që po zhvillohet në Shangai, duke vendosur një rekord të ri, bën të ditur “Xinhua”.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, numri i kompanive amerikane që marrin pjesë në CIIE u rrit nga afërsisht 180 në 198 dhe zona e tyre totale e ekspozitës është një nga më të mëdhatë midis të gjitha vendeve dhe rajoneve pjesëmarrëse.

Shumë liderë të sektorit janë bërë të rregullt në këtë event. Konglomerati shumëkombësh “Honeywell”, që merr pjesë për herë të katërt në CIIE, e ka dyfishuar zonën e tendave të tij, duke shfaqur teknologji inovative në aviacion, prodhim inteligjent, magazinim dhe logjistikë.

Prodhuesi amerikan i këpucëve “Skechers” është pjesëmarrësh në CIIE që nga viti 2019. "Ne kemi besim në tregun kinez dhe do të vazhdojmë të thellojmë strategjinë tonë të zhvillimit "Në Kinë, për Kinën" dhe të rrisim investimet tona në vend", tha Willie Tan, lideri i “Skechers China”, për Korenë e Jugut dhe i “Skechers Southeast Asia Limited”.

Gjiganti i tregtisë elektronike “Amazon” merr pjesë për herë të parë në event. Li Yanchuan, kreu i “China Global Store” dhe “Prime Amazon”, tha se CIIE është një platformë jetike për stimulimin e potencialit të tregut dhe përmirësimin e tregtisë globale.

Angazhimi aktiv i këtyre kompanive në CIIE pasqyron pasionin e vazhdueshëm të kompanive amerikane për tregun kinez. Kina ishte e vetmja ekonomi e madhe që arriti rritje pozitive vitin e kaluar, pavarësisht ndikimit mbarëbotëror të Covid-19.

Sipas një raporti të sondazhit të publikuar në shtator nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shangai, kompanitë amerikane në Kinë janë përgjithësisht optimiste për potencialin e tyre të rritjes në tregun kinez dhe vazhdojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në vend. (Irma)