Foto: The Guardian

Foto: The Guardian

Qeveria australiane refuzon t’i bashkohet 40 vendeve që po mbyllin gradualisht termocentralet me qymyr, duke thënë se ata nuk do ta mbyllin industrinë.

Australia akuzohet për pengesa në përputhje me premtimin e Cop26 të mbështetur nga pesë përdoruesit më të mëdhenj të energjisë së qymyrit në botë.

Ministri i Energjisë deklaroi se Australia është e fokusuar në zhvillimin e teknologjisë dhe jo në fshirjen e industrisë, raporton “The Guardian”.

Ndërsa në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Japonia dhe India, krahasuar me vende të tjera që premtuan në Samitin e Klimës për të reduktuar përdorimin e qymyrit të paktën deri në vitet 2030.

Megjithatë, mbështetësit e nismës thonë se angazhimi formal ndaj qymyrit mbetet një hap i rëndësishëm që ishte i paimagjinueshëm disa vite më parë. Marrëveshja e Parisit, një marrëveshje globale për klimën e nënshkruar në 2015, nuk përmend në mënyrë eksplicite nevojën për të ndaluar përdorimin e karburanteve fosile. (Irma)