Televizioni amerikan CNN njoftoi më 2 nëntor se një studim i fundit tregon që ndarja raciale po i shkakton ShBA-së humbje të mëdha ekonomike që arrijnë miliarda dollarë amerikanë.

Agjencia e renditjes “Moody’s” ka analizuar në një raport studimor ndikimet makroekonomike të ndarjes raciale në shoqërinë amerikane. Sipas raportit, “paragjykimet dhe ndarja e thellë raciale po kufizojnë potencialin e ShBA-së”.

Kryeekonomisti i “Moody’s”-t Mark Zandi i tha CNN-it se “ndarja dhe paragjykimet raciale po i bëjnë të gjithë amerikanët të paguajnë”.

Sipas vlerësimeve, nëse e gjithë struktura gjeografike raciale në komunitetet në ShBA do të përputhej me atë të komuniteteve më të integruara, atëherë në dhjetë vjetët e ardhshëm, GDP-ja e ShBA-së mund të rritej në 2.7 % nga 2.4%. Sipas raportit, në dy dekadat e fundit, hendeku mes të pasurve e të varfërve, si edhe dallimet në arsim, strehim dhe investime kanë shkaktuar humbje prej 1.6 trilion dollarësh.

Profesorja e Universitetit “Georgetown”, Sheryll Cashin, u shpreh që disa qytete amerikane kanë ngecur në “modelin e dukshëm të ndarjes raciale”. “Kemi ndërtuar me qëllim hapësira për të bardhët e pasur dhe i kemi përqendruar të varfrit në disa vende të caktuara,” thotë Cashin. Ajo është e mendimit që ky është një problemi strukturor i shkaktuar nga politika të qëllishme.

“E ashtuquajtura ‘Ëndërr Amerikane’ në fakt funksionon vetëm për ata që kanë aftësi blerëse për të hyrë në zonat me më shumë mundësi,” thotë Sheryll Cashin.