Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje prodhuesve të vaksinave që t'i japin përparësi dërgesave të vaksinave anti-Covid për nismën “Covax” për vendet më të varfra. OBSH-ja kërkoi që mos të shkojmë më doza në vendet me mbulim më shumë se 40% të kapacitetit vaksinor, citon “Reuters”.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se përforcuesit duhet të administrohen vetëm te personat me imunitet të dobët dhe të rrezikuar.

“Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje prodhuesve të vaksinave, që tashmë kanë listën e përdorimit emergjent të OBSH-së, për t’i dhënë prioritet nismës “Covax”, jo fitimit të aksionerëve”, -tha Tedros.

Sipas tij, aprovimi nga OBSH i “Covaxin”, i prodhuesit indian “Bharat Biotech”, të mërkurën, kontribuon në barazinë e vaksinave. (Irma)