Gjermania ka regjistruar pothuajse 34.000 raste ditore me Covid brenda 24 orëve, shifra më e lartë deri tani, në atë që ministri gjerman i Shëndetësisë e ka quajtur "pandemia e të pavaksinuarve".

Edhe pse miliona gjermanë ende nuk kanë marrë një dozë të parë vaksine, rastet në kujdesin intensiv spitalor janë ende më të ulëta se në pranverë, përcjellë “BBC”.

"Nëse nuk marrim kundërmasa tani, kjo valë e katërt do të sjellë akoma më shumë vuajtje", -tha Lothar Wieler nga instituti gjerman RKI, i cili foli për shifra të tmerrshme.

Restorantet dhe kafenetë në Gjermani kërkojnë që njerëzit të kenë dëshmi të vaksinimit ose të shërimit përpara hyrjes, ose në shumë raste një test negativ, por rregullat nuk zbatohen gjithmonë. (Irma)