Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për ritmin me të cilin pandemia Covid ka filluar të përhapet sërish në Evropë.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, deklaroi se nga tani deri në shkurt mund të regjistrohen gjysmë milioni vdekje të tjera nga Covid në Kontinentin e Vjetër, përcjell “Ansa”.

“Ritmi aktual i infeksioneve në 53 vendet e rajonit evropian ngre shqetësim të madh”, -tha Kluge, gjatë një konference shtypi, duke shtuar se një projeksion i besueshëm sugjeron edhe gjysmë milioni vdekje nga Covid-19 deri në shkurt, nëse vazhdon trendi aktual. (Irma)