Motorcikleta XTURISMO ( newsncr.com)

Motorcikleta XTURISMO ( newsncr.com)

Një motoçikletë fluturuese që mund të udhëtojë me shpejtësi prej 100 km/orë, deri në 40 minuta do të dalë në shitje vitin e ardhshëm, për vetëm më pak se 682 mijë dollar,.

‘Xturismo’ ideja e A.L.I. Technologies , kompani e krijuar nga një grup studentesh të Universitetit të Tokios, u zbulua gjatë një fluturimi testues në një pistë të zbrazët në rrëzë të malit Fuji.

Kompania ka njoftuar se po planifikon të prodhojë një seri të kufizuar prej 200 motoçikletash me një pasagjer, për dorëzim në gjysmën e parë të vitit 2022.

Sipas zyrtareve të kompanisë, krahas përdorimit si pjesë e aktiviteteve të kohës së lirë, motoçikleta ka potencial për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve nga aksidentet në det.