Nokia 6310 (Nokia6310, në versionin 2021

Nokia 6310 (Nokia6310, në versionin 2021

Sikurse kishte paralajmëruar prej kohësh, Nokia ka zyrtarizuar mbërritjen e celularit 6310, në versionin 2021.

Krijuesi i tij është ‘’HMD Global’, një kompani finlandeze që bleu markën Nokia në dhjetor 2016, dy vjet pas kalimit të parë të markës historike, në prag të falimentimit, të Microsoft.

Dizajni i Nokia 6310, në versionin 2021 përfshin ngjyrën e origjinalit, shfaqur 20 vite më parë, ndonëse evidentohen edhe disa elementë dallues nga modeli i nxjerrë për herë të parë në vitin 2001.

Pasardhësi ka një ekran 2,8 inç dhe një bateri të lëvizshme 1,150 mAh.

Modeli Nokia 6310 lejon shfletimin e web-it dhe mundëson realizimin e fotografive me sensorin 0,3MP.

Nuk mungojnë në këtë version të ri të Nokia 6310, skeda audio 3,5 mm si dhe skeda dopio SIM, radioja FM dhe aplikacioni i këngëve MP3.

Hapësira gjithashtu për videolojën ikonike Snake, tashmë është shfaqur në një maskë të rinovuar në operacionet e mëparshme nostalgjike të Nokia-s, e cila në vitet e fundit u ka dhënë formë të re modeleve të ndryshme 3310, 8110, 6300 dhe Nokia 8000.

Nokia-6310 (leganerd.com)

Nokia-6310 (leganerd.com)

Modeli 6310 është një i ashtuquajtur ‘feature phone”, pa aftësinë për të hyrë në aplikacione të avancuara si telefonat inteligjentë të zakonshëm, por ende mund të mbështeteni në lidhjen 4G, Bluetooth 5.0, 16 MB RAM si dhe 8 GB hapësirë ruajtëse në dispozicion të përdoruesit, e zgjeruar deri në 32 GB.

Nokia 6310 tashmë është në shitje për 59 euro në ngjyrë të zezë dhe jeshile të errët.