Foto nga VCG

CNN-i njoftoi se gjatë fundjavës së “Halloween”-it të sapokaluar, në krahinat e ndryshme të ShBA-së ndodhën 11 incidente të shtënash me armë duke shkaktuar 12 të vrarë dhe 52 të plagosur.

Shumica e këtyre incidenteve ndodhën në vende të mbushur me njerëz, si për shembull në tubime familjare, veprimtari sportive etj. Vetëm në shtetin Ilinois ndodhën tre incidente të shtënash, një prej të cilave në një festë “Halloween”-i që shkaktoi dy të vdekur dhe 12 të plagosur.

Pas shpërthimit të pandemisë, janë shtuar në SHBA incidentet e të shtënave me armë. Sipas Arkivave të SHBA-së, deri tani këtë vit kanë ndodhur gjithsej 599 incidente të tilla. (Fani)