Festivali i 10-të i Muzikës Kinë-ASEAN filloi të martën në Nanning, kryeqendra e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore.

Në aktivitetin pesëditor, që synon promovimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në fushat e muzikës, kulturës dhe artit midis Kinës dhe Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), do të mbahen 11 koncerte dhe dy forume, bën të ditur “Xinhua”.

"Guangxi udhëheq shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe ASEAN. Festivali i muzikës po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga muzikantët vendas dhe ata nga vendet e ASEAN", -tha Hou Daohui, president i Universitetit të Arteve Guangxi, sponsor i festivalit.

Hou shtoi se festivali ka luajtur një rol pozitiv në promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe artistike dhe bashkëpunimit mes dy palëve.

"Festivali muzikor Kinë-ASEAN është mbajtur dhe zhvilluar me sukses. Shpresoj se ne mund ta përdorim platformën për të realizuar më shumë komunikime kulturore", -tha Kurniawan Wibowo, konsull kulturor në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Indonezisë në Guangzhou. (Elona)