Në samitin e klimës në Glasgow të Skocisë, shumë biznesmenë e personalitete politike mbërritën me avionë privatë, duke u kthyer dhe vetë në një arsye për ndotje, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tyre, themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos mbërriti me një “Gulfstream” prej 48 milionë paundësh, i ndjekur nga dhjetëra të tjerë, në takimin ku u diskutuan mënyra se si të kufizojnë ndikimin e dëmshëm njerëzor mbi mjedisin që na rrethon.

“DailyMail” thotë se mbi 400 avionë privatë mbërritën në Skoci për konferencën, duke shkaktuar një bllokim trafiku që detyroi avionë të tjerë të fluturonin 30 milje për të gjetur një hapësirë për të ndaluar.

Si për ironi, thotë gazeta, një nga mesazhet që vijnë nga bisedimet për klimën është se ne të gjithë duhet të fluturojmë më pak për të ulur emetimet.

Sipas disa përllogaritjeve, flota e avionëve privatë të mbërritur për këtë konferencë, shpërndan 13.000 tonë dyoksid karboni në total. (Elona)