Egjipti mori të hënën një dërgesë të re të vaksinës së dhuruar kineze “Sinovac”, njoftoi Ambasada Kineze në Egjipt.

Në një deklaratë të Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë thuhet se dërgesa u sigurua nga qeveria kineze në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër pandemisë, bën të ditur “Xinhua”.

“Vaksina është e sigurt dhe efektive”, -thuhet në deklaratën e ministrisë, duke shtuar se ngarkesa e re do të shpërndahet në qendrat e vaksinimit pasi të jetë testuar në laboratorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Egjipti ka marrë deri tani më shumë se 74 milionë doza të vaksinave kundër Covid 19, duke përfshirë vaksinat “AstraZeneca”, “Sputnik V”, “Johnson & Johnson”, “Pfizer” dhe “Moderna”, përveç “Sinopharm” dhe “Sinovac” të Kinës, sipas deklaratës.

Egjipti planifikon të vaksinojë 40 milionë të rritur deri në fund të vitit 2021. (Elona)