Foto nga VCG

Më pak se dy vjet pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, numri i rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në botë i ka kaluar 5 milionët. Sipas njoftimeve të së hënës të Agjencisë së Lajmeve “Associated Press”, kriza e pandemisë ka goditur rëndë jo vetëm vendet e varfra, por edhe vendet e pasura me sistem të zhvilluar shëndetësor. Për shembull numri i rasteve të vdekjeve në ShBA, BE, Britani dhe Brazil, që janë me të ardhura të mesme e të larta, zë rreth gjysmën e numrit global të rasteve të vdekjes nga COVID-19.

Sipas statistikave të Universitetit “Johns Hopkins” të ShBA-së, të hënën numri global i rasteve të vdekjes nga COVID-19 arriti në 5 000 425.

Popullsia e ShBA-së, vendeve të BE-së, Britanisë dhe Brazilit zë 1/8 të popullsisë së botërore, por këto vende zënë rreth gjysmën e vdekjeve nga koronavirusi i ri në shkallë botërore. Vetëm në ShBA janë regjistruar 740 mijë vdekje nga COVID-19, më shumë se në çdo vend tjetër. (Fani/Artan)