Australia njoftoi se ka njohur vaksinën kineze “Sinopharm” për ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, transmeton “Anadolu Agency”.

Administrata e Mallrave Terapeutike të Australisë (TGA) njoftoi se ka marrë informacion shtesë që demonstron se kjo vaksinë ofron mbrojtje dhe potencialisht ul gjasat që një udhëtar që hyn në vend të transmetojë infeksionin te të tjerët ndërsa është në Australi ose të sëmuret nga Covid-19.

Kanberra zyrtare ka njohur tashmë dhe vaksinën tjetër kineze të prodhuar nga “Sinovac”, thuhet në deklaratën e TGA-së.

Njohja e vaksinave kineze dhe indiane do të thotë që shumë qytetarë të Kinës dhe Indisë, si dhe nga vende të tjera ku këto vaksina janë shpërndarë gjerësisht, tani do të konsiderohen të vaksinuar plotësisht me hyrjen në Australi.

"Kjo do të ketë ndikime të rëndësishme për kthimin e studentëve ndërkombëtarë dhe udhëtimin e punëtorëve të kualifikuar dhe të pakualifikuar në Australi", -thuhet në deklaratë.

Australia ka raportuar 172.030 raste të Covid-19 dhe 1743 vdekje, që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor 2019. (Elona)