Më shumë se 40 tonë fara pishe nga Afganistani mbërritën në një aeroport të Shangait të hënën, duke shënuar rifillimin e tregtisë bujqësore kino-afgane, e cila ishte ndërprerë nga ndryshimi i regjimit në Afganistan, bën të ditur “Xinhua”.

U deshën rreth tetë orë ajrore që fluturimi, i operuar nga “Afghan Kam Air” të arrinte në Shangai nga Kabuli, sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Shangait, Pudong.

Mijëra tonë fara pishe afgane kanë hyrë në tregun kinez çdo vit që nga 2018-a. Sipas marrëveshjes së arritur nga ndërmarrjet përkatëse kineze dhe afgane, gjatë dy muajve të ardhshëm do të vijojë transporti i këtij produkti nga Afganistani në Shangai.