Foto nga VCG

Gazeta amerikane “San Francisco Chronicle” njoftoi ditët e fundit se, që nga dhjetori i vitit 2020, shteti amerikan i Kalifornisë ka shpërdoruar mbi 640 mijë vaksina të COVID-19, duke çuar dëm pothuajse çdo muaj 58 mijë vaksina. Njëkohësisht, nga marsi deri në gusht të vitit 2021, numri i përgjithshëm i vaksinave të COVID-19 të shpërdorura në ShBA, i kaloi 15 milionët.

Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë të Kalifornisë, në muajt e fundit përqindja e shpërdorimit të vaksinave të COVID-19 në Kaliforni është ngritur, duke arritur nga vetëm 0.3 % në prill në 1.11 % muajin e kaluar.

Departamenti i Shëndetësisë i Kalifornisë u shpreh se në çdo plan të vaksinimit parashikohet shpërdorimi i vaksinave, dhe se në krahasim me shtetet e tjera amerikane, vëllimi i shpërdorimit të vaksinave të COVID-19 në Kaliforni është i ulët. Siç bëhet e ditur nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ShBA-së, vlera mesatare e shpërdorimit të vaksinave të COVID-19 në shtetet e ndryshme të ShBA është 4.8 %. (Fani/Artan)