Kryeqyteti legjislativ i Afrikës së Jugut, Cape Town, nderoi një banor me origjinë kineze dhe njohu rolin e komunitetit kinez në luftën kundër Covid-19, njofton “Xinhua”.

Alderman Dan Plato, kryebashkiak i Cape Town, i dorëzoi një Certifikatë të posaçme Mirënjohjeje Hu Jianhua, i cili jeton në Cape Town për rreth 30 vjet, për të nderuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm si një zhvillues humanitar dhe ekonomik në qytet.

I lindur në vitin 1955 në Shangai të Kinës lindore, Hu merret me tregti dhe është një figurë e njohur në komunitetin kinez në Cape Town.

“Kjo certifikatë është gjithashtu për të gjithë komunitetin kinez, i cili bëri donacione, duke përfshirë para dhe materiale për të ndihmuar Cape Town dhe bashkitë e tjera në të gjithë provincën për të luftuar pandeminë”, -tha kryebashkiaku.

Plato vlerësoi gjithashtu Konsullatën e Përgjithshme Kineze në Cape Town për kontributin e saj gjatë pandemisë.

Pas marrjes së certifikatës, Hu tha se ky është një nder i madh për të, që do të thotë gjithashtu se ai ka më shumë përgjegjësi në të ardhmen. (Fatosi)