foto nga faqja e Ministrisë së Jashtme të Kinës

foto nga faqja e Ministrisë së Jashtme të Kinës

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, bëri thirrje të dielën për komunikim të rregullt midis dy palëve dhe i kërkoi ShBA-së të qëndrojë e përkushtuar ndaj politikës së “Një Kine”, në vend që të thotë një gjë e të bëjë një gjë krejt tjetër.

Wang i tha këto gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në kryeqytetin e Italisë, Romë, ku të dy kryediplomatët ndodhen për të marrë pjesë në samitin e G20-s.

Gjatë takimit, Wang shprehu kundërshtimin e Kinës ndaj politikave të gabuara të jashtme që ShBA-ja ka ndjekur kundër Kinës, duke kritikuar palën amerikane për diplomacinë e saj të "rrethit të vogël", që ka ushtuar trysni mbi shumë vende të vogla e të mesme me synimin për të frenuar Kinën.

foto nga faqja e Ministrisë së Jashtme të Kinës

foto nga faqja e Ministrisë së Jashtme të Kinës

Kjo është kundër interesave të popujve të të dyja vendeve, kundër aspiratave të bashkësisë ndërkombëtare e kundër prirjes së zhvillimit të kohës dhe Kina e kundërshton prerë një gjë të tillë, theksoi Wang.

Duke pasur parasysh përvojën mbi 40-vjeçare të shkëmbimeve midis Kinës dhe ShBA-së që kur vendosën lidhje diplomatike dhe kontaktet e shumta midis dy palëve në Anchorage, Tianjin dhe Zyrih, ministri i Jashtëm kinez tha se të dy vendet duhet ta respektojnë dhe trajtojnë njëri-tjetrin në baza të barabarta.

Kina dhe ShBA-ja përfitojnë nga bashkëpunimi dhe humbasin nga konfrontimi, tha Wang, duke u kërkuar të dyja palëve të zbatojnë me vendosmëri konsensusin e arritur nga liderët e të dy vendeve për të rifilluar dialogun dhe për të shmangur konfrontimet, në mënyrë që të krijohen kushte politike për shkëmbimet e fazës së ardhshme.

foto nga VCG

foto nga VCG

Wang ripohoi se është i gatshëm të vendosë komunikim të rregullt me Blinken-in dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shkëmbejnë pikëpamje se si të menaxhojnë dallimet dhe të trajtojnë siç duhet problemet në kohë dhe në mënyrë të sinqertë, në mënyrë që të largojnë dyshimet, të shmangin gjykimet e gabuara dhe të eksplorojnë mundësinë e bashkëpunimit.

Duke e parë çështjen e Tajvanit si më të ndjeshmen e marrëdhënieve midis Kinës dhe ShBA-së, kreu i diplomacisë kineze hodhi poshtë pretendimin e ShBA-së se Kina "po ndryshon statuskuonë", duke thënë se ky është një mashtrim serioz para bashkësisë ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, nga ana e tij, ritheksoi përkushtimin e ShBA-së ndaj politikës së “Një Kine” dhe ra dakord që të dy vendet duhet të mbajnë komunikim të rregullt për të menaxhuar dallimet dhe për të shmangur konfrontimin në mënyrë të përgjegjshme.