foto nga Hsinhua

foto nga Hsinhua

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi ndryshimet klimatike dhe çështjet e energjisë si sfidat më të spikatura globale dhe bëri thirrje për veprime konkrete sipas parimit “Përgjegjësi të përbashkëta, por të ndryshme” në samitin e liderëve të G20-s, të mbajtur të dielën e kaluar.

Në fjalimin e tij përmes lidhjes me video në ditën e dytë të samitit, Xi përshëndeti vullnetin dhe vrullin në rritje të komunitetit ndërkombëtar për trajtimin e përbashkët të sfidave dhe vuri në dukje se çelësi ishte ndërmarrja e veprimeve konkrete.

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke vënë në dukje dukuritë e shpeshta të motit ekstrem dhe turbullirat e fundit në tregun ndërkombëtar të energjisë, Xi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të balancojë mbrojtjen e mjedisit e zhvillimin ekonomik dhe të marrë parasysh jetesën e njerëzve gjatë trajtimit të sfidave klimatike.

Ekonomitë e mëdha duhet të rrisin bashkëpunimin në këtë drejtim, tha Xi.

Presidenti kinez ritheksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit me Kombet e Bashkuara në thelb të saj.

Bashkësia ndërkombëtar duhet të përshpejtojë veprimet dhe të rrisë bashkëpunimin me parimin “Përgjegjësi të përbashkëta, por të ndryshme” si gur themeli, ligjet ndërkombëtare si bazë dhe veprimet efektive si udhërrëfyes, tha Xi.

Ai e vuri theksin te përparimet teknologjike për të trajtuar ndryshimet klimatike, pasi kjo ndihmon në realizimin e tranzicionit të energjisë, dhe propozoi që vendet anëtare të G20-s të udhëheqin në promovimin dhe zbatimin e teknologjive të përparuara.

foto nga VCG

foto nga VCG

Vendet e zhvilluara duhet gjithashtu të përmbushin angazhimet e tyre për të ofruar mbështetje financiare për vendet në zhvillim, shtoi Xi.

Ai bëri thirrje edhe për thellimin e partneriteteve globale për zhvillimin.

Xi i tha samitit të G20-s se vendet duhet të synojnë përfitimet e ndërsjella dhe krijimin e partneriteteve.

Vendet e zhvilluara duhet të përmbushin në mënyrë efektive angazhimet e tyre për ndihmë dhe të ofrojnë më shumë burime për vendet në zhvillim, tha ai, duke shtuar se Kina do të çojë përpara bashkërisht kauzën e zhvillimit global duke integruar Nismën e Zhvillimit Global të Kinës me Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së 2030.

foto nga VCG

foto nga VCG

Xi i dha përparësi zhvillimit në fjalimin e tij dhe bëri thirrje për veprime konkrete për të promovuar një zhvillim më të fuqishëm, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm në mbarë botën.

Duke theksuar se përparësi duhet t'i jepet zhvillimit të përqendruar te njerëzit, Xi u shpreh se Kina bën thirrje për konsensus të përbashkët dhe veprime konkrete nga G20, në mënyrë që të nxiten veprimet pragmatike dhe të ndërtohen partneritete sipas parimit të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella.