Kamboxhia do të fillojë të vaksinojë fëmijët pesëvjeçarë në të gjithë vendin me vaksinën kineze anti-Covid “Sinovac” duke filluar nga 1 nëntori, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, citon “Xinhua”.

“Fëmijët pesëvjeçarë në të 25 qytetet dhe provincat do të marrin dy doza të vaksinës “Sinovac” nga 1 nëntori e tutje dhe një interval midis dozave të para dhe të dyta është 28 ditë”, -tha zyrtari i MSH-së, Or Vandine.

Lëvizja e fundit erdhi pasi kombi i Azisë Juglindore ka administruar të paktën një dozë të vaksinave anti-Covid për 13.7 milionë njerëz të moshës 6 vjeç e lart, ose 85.6 për qind të popullsisë së saj prej 16 milionëshe.

Prej tyre, 13.05 milionë, ose 81.6 për qind, janë vaksinuar plotësisht me të dyja injeksionet e nevojshme dhe 1.83 milionë, ose 11.4 për qind, kanë marrë një dozë të tretë ose dozë përforcuese, shtoi ai.

Shumica e vaksinave kundër Covid-19 të përdorura në fushatën e vaksinimit të mbretërisë janë “Sinovac” dhe “Sinopharm” të Kinës. (Fatosi)