Stimujt e tepërt, duke përfshirë deficite serioze buxhetore, nga vendet e zhvilluara kanë rezultuar në paqëndrueshmëri të përgjithshme dhe rritje të çmimeve globalisht, tha të shtunën presidenti rus Vladimir Putin, njofton “Xinhua”.

“Dëshiroj të theksoj se Shtetet e Bashkuara merr 40 për qind të deficiteve buxhetore të të gjitha vendeve të G20 për 2020-2021”, -tha Putin përmes videolidhjes në sesionin e parë të Samitit të 16-të të Liderëve të G20-s.

Përdorimi i vazhdueshëm i deficiteve serioze buxhetore krijon rrezik për inflacion të lartë global në afat të mesëm, i cili ul aktivitetin e biznesit dhe përkeqëson pabarazinë, paralajmëroi ai.

Putini e pa të rëndësishme parandalimin e një spiraleje stagflacioniste, punën drejt normalizimit të politikave buxhetore dhe monetare dhe përmirësimin e menaxhimit të strukturës së kërkesës në mënyrë që të reduktohet pabarazia dhe të rritet mirëqenia e njerëzve. (Fatosi)