Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus të shtunën në Romë, duke thënë se solidariteti është arma më e fuqishme në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Wang theksoi se Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me OBSh-në për shpërndarjen e barabartë të vaksinave, studimin dhe prodhimin e barnave kundër COVID-19 dhe mbështetjen për vendet afrikane në luftën kundër pandemisë.

Ai i bëri thirrje OBSh-së që të këmbëngulë në drejtim të solidaritetit e bashkëpunimit dhe të kundërshtojë çdo përpjekje për ta përdorur pandeminë për qëllime politizimi, etiketimi ose stigmatizimi.

Gjurmimi i origjinës së virusit duhet të jetë objektiv, shkencor dhe i përgjegjshëm, të jetë i kujdesshëm ndaj të gjitha llojeve të spekulimeve politike, të trajtojë të gjitha vendet anëtare në mënyrë të barabartë dhe të respektojë në mënyrë efektive sovranitetin e secilit vend, theksoi Wang, duke shtuar se Kina është e gatshme të diskutojë për bashkëpunimin e ardhshëm me OBSh-në mbi këtë bazë.

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Duke e quajtur pandeminë një armik të përbashkët të botës, Tedros tha se OBSh-ja vlerëson frymën e solidaritetit të Kinës në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për vendet e tjera në luftën kundër COVID-19, si edhe mbështetjen dhe pjesëmarrjen e saj në COVAX dhe kontributin pozitiv në shpërndarjen e barabartë të vaksinave kundër COVID-19

OBSh-ja ka këmbëngulur gjithmonë te parimet dhe nuk do t'i nënshtrohet trysnisë së jashtme politike, vuri në dukje Tedros, duke shprehur kundërshtimin e tij të vendosur ndaj hedhjes së fajit mbi të tjerët dhe politizimit të pandemisë gjatë luftës kundër COVID-19.

Ai tha gjithashtu se OBSh-ja do të vazhdojë të kryejë kërkime shkencore për gjurmimin e origjinës së virusit.(Arta)