Foto:Reuters

Foto:Reuters

UEFA urdhëroi Union Berlin të mbyllë një pjesë të stadiumit të tyre për ndeshjen e ardhshme evropiane për shkak të sjelljes raciste të tifozëve të tyre gjatë një ndeshjeje të Europa Conference League muajin e kaluar.

Organi drejtues i futbollit evropian bëri të ditur se incidenti ndodhi gjatë fitores 3-0 të Union Berlin në fazën e grupeve ndaj klubit izraelit Maccabi Haifa në Olympiastadion, në Berlin më 30 shtator, raporton “Reuters”.

Përveç mbylljes së dy sektorëve ku ulen tifozët vendas, trupi drejtues urdhëroi gjithashtu Union Berlin të shfaqte një pankartë me formulimin "#NoToRacism" në ndeshjen e tyre të radhës në shtëpi të vlefshme për ndeshjet e UEFA-s.

Ndeshja e radhës në shtëpi e Union Berlin në Europa Conference League është më 4 nëntor kundër Feyenoord. (Irma)