ONS

ONS

Prevalenca e infeksioneve Covid në Britani u rrit në rreth 1 në 50 persona në javën që përfundoi më 22 tetor, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare në Britani (ONS). Sipas të dhënave, prevalenca e virusit ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit, raporton “The Guardian”.

ONS bëri të ditur se prevalenca e infeksioneve ishte rritur për javën e pestë radhazi, duke qenë në 1 në 55 persona javën e kaluar.

Ndërkohë, në Uells, rreth një në 40 njerëz vlerësohet të ketë pasur Covid në javën deri në 22 tetor, nga një në 45 javën e kaluar dhe më e larta që nga fillimi i vlerësimeve në korrik 2020.

Në Irlandën e Veriut, vlerësimi i fundit është rreth një në 75, nga një në 130 javën e kaluar, por nën nivelin rekord prej një në 40 në mes të gushtit.

Për Skocinë, vlerësimi i fundit është gjithashtu një në 75, nga një në 90 javën e kaluar, por nën kulmin e shtatorit prej 1 në 45. (Irma)