Foto:Reuters

Suedi në pandemi(Foto:Reuters)

Përgjigjja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit të ri ka qenë shumë e ngadalshme dhe përgatitjet për t’u përballur me pandeminë kanë qenë të pamjaftueshme, njoftoi një komision që ka hetuar përgjigjen shtetërore ndaj pandemisë, raporton “Reuters”.

“Menaxhimi i pandemisë në Suedi është përcjellë me përgjigje të ngadalshme”, bëri të ditur komisioni, duke shtuar: “Parandalimi fillestar i sëmundjes dhe masat për kontrollim, kanë qenë të pamjaftueshme për të ndalur apo edhe për të kufizuar përhapjen e virusit në shtet”.

Strategjia e Suedisë në vitin e parë të pandemisë, përmes shmangies së masave kufizuese dhe masave tjera si maskat, ka qenë krejtësisht ndryshe prej masave që ka aplikuar pjesa tjetër e Evropës me kufizime të rrepta dhe mbyllje kufijsh.

Prej shpërthimit të pandemisë, ky shtet ka regjistruar mbi 15,000 viktima me koronavirus. (Irma)