New York Times

New York Times

Në uebsajtin e gazetës amerikane “The New York Times” u publikua më 26 tetor artikulli i analistit Bret Stephens: “Shembja e pozicionit global të Amerikës” , ku vihet në dukje se, para shumë sfidave kryesore ndaj politikës të jashtme të kësaj epoke, administrata e presidentit amerikan Joe Biden nuk ka ide të qarta. Pozicioni i ShBA-së në botë si një aleate e besueshme po shembet.

Sipas artikullit, kur administrata e Biden-it mori detyrën, dukej sikur e dinte se në ç’drejtim po shkonte bota në atë kohë. Por tani të gjitha pritshmëritë kanë dalë të gabuara dhe duket se kjo administratë nuk e vrau shumë mendjen se çfarë gjërash mund të shkonin gabim, le më pastaj të përgatitej për një gjë të tillë.

Artikulli merr si shembull çështjen e kufirit. Në mars, Biden-i i siguroi amerikanët se fluksi i emigantëve ishte i përkohshëm. Por në të vërtetë, numri i emigrantëve në ShBA vjet arriti rekord.

Për sa i përket ekonomisë, në korrik të këtij viti presidenti Biden tha se rritja e çmimeve ishte e pritshme dhe e përkohshme. Ndërsa tani titulli i një artikulli në “The New York Times” ishte: “Rritja e çmimeve, që dikur shihej si e përkohshme, tani kërcënon agjendën e Biden-it.”

Në artikull thuhet që, nëse Biden-i dështon, rrjedhojë nuk do të jetë thjesht ndryshimi i administratës, por një shndërrim në rendin global që do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara më të varfëra, më të dobëta dhe më të prekshme ndaj “këngës së sirenave” të politikanëve populistë, duke përfshirë edhe ata brenda vendit. (Artan)