Përmbytjet e shkaktuara nga klima ekstreme(VCG)

Përmbytjet e shkaktuara nga klima ekstreme(VCG)

Papa Françesku u bëri thirrje liderëve botërorë që do të marrin pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, që duhet të përgjigjen me urgjencë ndaj krizës klimaterike dhe të japin shpresë konkrete për gjeneratat e reja.

“Politikanët që marrin vendime, në samitin në Glasgow, duhet që me urgjencë të ofrojnë përgjigje efektive ndaj krizës ekologjike. Gjithkush duhet të luajë rol në ndryshim të përgjigjes sonë kolektive ndaj kërcënimeve të pashembullta nga ndryshimet klimatike dhe degradimi i shtëpive tona”, -tha papa, raporton “Reuters”.

Sipas Atit të Shenjtë, ndryshimet klimaterike dhe pandemia kanë ekspozuar cenueshmërinë tonë dhe kanë ngritur dyshime dhe shqetësime në lidhje me sistemet ekonomike dhe mënyrën se si organizohet shoqëria. (Irma)