Protesta në Bregun Perëndimor kundër ndërtimit të banimit izraelit(VCG)

Protesta në Bregun Perëndimor kundër ndërtimit të banimit izraelit(VCG)

Dymbëdhjetë shtete evropiane i kanë kërkuar Izraelit të ndalojë planin për të ndërtuar 3100 njësi banimi për kolonët në Bregun Perëndimor, një vendim i kritikuar edhe nga SHBA-ja.

“Kërkojmë nga qeveria e Izraelit të rishikojë vendimin e saj”, -thanë zëdhënësit e 12 ministrive të Hashtme në një deklaratë të përbashkët, citon “Ansa”.

Nënshkruesit janë Gjermania, Franca, Belgjika, Spanja, Italia, Polonia, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Holanda dhe Irlanda.

Në deklaratën, të publikuar dhe nga “Jerusalem Post”, 12 ministritë pohojnë; "Ne përsërisim kundërshtimin tonë të fortë ndaj politikës së zgjerimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze, e cila shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete". (Irma)