Fabrika e prodhimit të veshjeve mbrojtëse në Kinë(VCG)

Fabrika e prodhimit të veshjeve mbrojtëse në Kinë(VCG)

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se nevojiten miliarda dollarë për ta furnizuar botën me vaksina dhe ilaçe kundër koronavirusit, deri në shtator 2022.

Sipas OBSH-së, nevojiten rreth 23 miliardë dollarë për të parandaluar të paktën 5 milionë vdekje të mundshme, si dhe rreth 5.3 miliardë dollarë për ta ruajtur ekonominë globale, përcjellin mediet botërore.

OBSH-ja vëren se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave dhe ilaçeve është duke penguar dhënien fund të pandemisë. “Nëse 6.8 miliardë vaksina, që janë dhënë deri më tani, do të ishin shpërndarë në mënyrë të barabartë, ne do të arrinim synimin prej 40 për qind të vaksinimit në çdo shtet”, -deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. (Irma)