Foto nga VCG

Përfaqësuesja e Tregtisë e ShBA-së Katherine Tai u shpreh të enjten se takimi i saj me përfaqësuesit kinezë synon “të ulë temperaturën” e marrëdhënieve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha botërore.

Tai i tha këto në një takim të Këshillit Kombëtar të Pulave. Sipas saj, marrëdhëniet dypalëshe kanë arritur në një pikë ku i ngjajnë një grumbulli eshkash të thata dhe "keqkuptimi ka mundësi të ndezë një zjarr të madh me ndikim shumë serioz mbi ne të gjithë."

Tai shtoi se ajo synon të ulë tensionet, me qëllim që dy palët të kenë një marrëdhënie dhe dialog të matur se si mund të stabilizohen pjesët që funksionojnë në tregtinë dypalëshe. (Fani/Artan)