Foto nga VCG

Ditët e fundit, uebsajti amerikan i lajmeve "The Grayzone" botoi një artikull me titull "Prapa 'Gjykatës Ujgure' gjenden forcat përçarëse të mbështetura nga qeveria amerikane", ku thuhet se në qershor të këtij viti, forcat përçarëse ujgure dhe një organizatë e të drejtave të njeriut e mbështetur nga Uashingtoni, organizuan një "Gjykatë Ujgure". Pas dëshmive 80 orë të gjata, kjo gjykatë vendosi se qeveria kineze mban përgjegjësinë për gjenocid në Xinjiang. Lidhur me këtë, CNN-i dhe media të tjera perëndimore bënë programe përkatëse për ta kritikuar qeverinë kineze.

Në artikull vihet në dukje se "Gjykata Ujgure" e quan veten të pavarur, ndërsa në fakt prapa saj qëndrojnë fonde të shumta në përkrahje të propagandës antikineze. Dëshmitarët në gjyq u maskuan si "persona të të drejtave të njeriut" që shqetësohen për situatën në Xinjiang, po në fakt ata janë vetëm separatistë antikinezë. (Fani/Artan)