Bateria e karikueshme ne 5 minuta nga Desten (amenaauto.org)

Bateria e karikueshme ne 5 minuta nga Desten (amenaauto.org)

Karikimi i një makine elektrike në më pak se 5 minuta nuk është më thjeshtë një ide.

Teknologjia po testohet nga Desten, një kompani baterish me bazë në Hong Kong, e themeluar në Kinë në vitin 2015, e cila ka premtuar të ofrojë mbushje ultra të shpejtë, në më pak se 5 minuta.

Kompania thotë se bateritë e saj mund të ringarkohen nga 0 në 80% për 4 minuta e 40 sekonda.

Prototipi i paketës së baterisë dhe automjeti elektrik është gati të karikohet deri në 900 kW, vlerë kjo, rreth tre herë më e lartë se vlera kulmore për makinat aktualisht në dispozicion.

Desten nuk shpjegon detajet, por bateritë pritet të përdoren në makinat e ardhshme Piëch GT, e cila supozohet të kenë një bateri 75 kWh dhe aftësi për t'u ringarkuar për 5 minuta. Për një mbushje të plotë makina do të mund të përshkojë një distancë prej 500 km.

Desten vë në dukje se një rritje në fuqinë e ngarkimit të baterisë do të reduktonte kohën e ngarkimit dhe numrin e pikave të ngarkimit të kërkuara, si dhe do të përmirësonte aftësitë rigjeneruese të frenimit.

Sipas kompanisë, qelizat e reja të baterisë janë gjithashtu jetëgjatë me 3,000 cikle ngarkimi, duke ruajtur 80% të kapacitetit fillestar, që është ekuivalent me 1.5 milion km.

E veçanta tjetër e kësaj baterie është se ajo nuk ka nevojë për ftohje, pasi qelizat mezi ngrohet gjatë mbushjes ultra të shpejtë, duke rritur temperaturën me vetëm 15°C.