Foto:VCG

Foto:VCG

Vetëm pesë vende afrikane do të përmbushin objektivin e vaksinimit të plotë të 40% të popullsisë së tyre kundër Covid, nëse nuk rritet ritmi i vaksinimeve, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas degës së OBSH-së në Afrikë, përhapja e vaksinës mund të ngadalësohet nga një mungesë deri në 2.2 miliardë shiringa njëpërdorimshme të nevojshme në nivel global për të administruar vaksinat dhe imunizimet rutinë, raporton “Reuters”.

Aktualisht nuk ka asnjë rezervë globale të shiringave të specializuara që janë në kërkesë të lartë dhe ato do të mbeten në mungesë të paktën deri në tremujorin e parë të vitit 2022.

OBSH në Afrikë bëri të ditur se në Kenia, Ruandë dhe Afrikën e Jugut ka pasur tashmë vonesa në marrjen e shiringave. (Irma)