Foto:VCG

Foto:VCG

“Rastet e reja me Covid-19 janë sërish në rritje në vendet e Bashkimit Evropian”, -shkruan në rrjetet sociale, eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Ajo u bëri thirrje jo vetëm qytetarëve evropianë, por edhe atyre në të gjithë botën, që të vaksinohen.

“Besojini shkencës dhe vaksinohuni”, ishte thirrja e eurokomisioneres Kyriakides, pasi mori pjesë në platformën e konsulencës shkencore, ku u diskutua për mënyrat për të rritur vaksinimin dhe masat e duhura për shëndetin publik, citon “Ansa”. (Irma)