Foto:VCG

Foto:VCG

Komiteti i urgjencës i OBSH-së bëri thirrje për njohjen e të gjitha vaksinave të miratuara nga agjencia.

Pas takimit të tij të fundit, Komiteti lëshoi një deklaratë ku theksohet se ndërsa është bërë përparim përmes rritjes së përdorimit të vaksinave dhe trajtimeve Covid-19, analiza e situatës aktuale dhe modelet e parashikimit tregojnë se fundi i pandemisë është shumë larg.

Në deklaratën e tij, komiteti bëri të ditur se pandemia vazhdon të ndikojë në shëndetin e popullatave në mbarë botën, paraqet rrezik të përhapjes ndërkombëtare dhe ndërprerjes së trafikut ndërkombëtar, ndaj kërkon një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare.

Në rekomandimet e tij për shtetet, komiteti mbetet kundër parimit të vërtetimit të vaksinimit për udhëtimet ndërkombëtare, duke pasur parasysh shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave në mbarë botën.

Komiteti prej 19 anëtarësh mblidhet çdo tre muaj për të diskutuar mbi pandeminë dhe për të bërë rekomandime. (Elona)