Foto: VCG

Foto: VCG

Planet kombëtare për të ulur karbonin janë shumë larg asaj që nevojitet për të shmangur ndryshimet e rrezikshme klimatike, sipas Programit të Mjedisit të OKB-së.

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se me gjithë planet aktuale të shteteve për të zvogëluar emetimet e gazeve serrë, bota është në rrugën e ngrohjes rreth 2.7oC me ndikime jashtëzakonisht shkatërruese, bën të ditur “BBC”.

Vetëm pak ditë përpara hapjes së konferencës në Glasgow, ky raport shkencor mbi ndryshimin e klimës është një tjetër thirrje zgjimi, sipas sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Sipas raportit vjetor, që mat hendekun në mes të emetimeve të parashikuara dhe atyre që përputhen me mbajtje të temperaturës globale nën 1.5 gradë celsius, siç parashihet me Marrëveshjen e Parisit për Klimën, zotimet e reja vetëm zvogëlojnë parashikimet për emetime të gazeve serrë me 7.5 për qind deri më 2030-n, në krahasim me zotimet paraprake.

Zvogëlimi i emetimeve të gazeve serrë me 55 për qind është i nevojshëm për të kufizuar rritjen e temperaturës së Tokës në 1.5 gradë celsius. (Elona)